Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka përgëzuar punën e mrekullueshme që është duke bërë Liverpool në kampionatin anglez.
Liverpool këtë sezon ende nuk është mposhtur në Premierë Ligë duke pasur vetëm një barazim dhe të gjitha fitore, transmeton portali arbresh.info.
Kjo gjë ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë lojtarëve duke përfshirë edhe fituesin e Kupës së Botës.
Francezi ka thënë se kjo gjë nuk është e lehtë, por ata bëjnë që të duket sikur është e lehtë.

“Çfarë është duke bërë Liverpool për momentin është e mrekullueshme. Janë si makinë”
“Nuk kanë humbur ndonjë ndeshje. Kur i shikon mendon që është shumë e lehtë, por nuk është. Janë të fokusuar, luajë çdo tri ditë dhe vetëm fitojnë”
Mbappe është i lidhur me transferimin te Liverpool në fund të sezonit, por transferimi i tij kushton 300 milionë euro dhe nuk dihet nëse kampioni i Evropës do paguajë këtë shifër të frikshme./arbresh.info.
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...