Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka hedhur akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi sot ka deklaruar se kryetari i VV’së, Albin Kurti, duhet të vijë të marrë mandatin e kryeministrit, ose ta refuzojë atë. Kjo nuk është hera e parë që Thaçi kërkon nga Kurti të vijë të marrë mandatin për krijimin e qeverisë, që prej takimit mes të dyve me datën 6 janar.
“ “Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, duke cituar deklaratat e presidentit.
“Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës”, ka shtuar ai duke hedhur akuza ndaj presidentit,
Tutje Bajqinovci e krahason rolin e presidentit në këtë situatë, sikur atij të noterit.
“Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë”
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...