Një zyrtar policor ka përfunduar me lëndime të lehta trupore, derisa po tentohej që bashkë me kolegët e tij të bënin arrestimin e katër personave nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit policor, katër të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës së tyre, dhe si pasoj një prej policëve ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut mbrëmë rreth orës 01:10 të mesnatës.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (nën ndikim të alkoolit), pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerje së detyrës. Gjatë arrestimit një zyrtar policore ka pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur