Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm e inkurajoi kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) që të vazhdojnë me luftën e tyre të pa kompromis kundër korrupsionit, që siç e theksoi, është parakusht për formimin e një shteti të suksesshëm, demokratik dhe të drejtë.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska sot në emër të Komisionit, Xhaferit ia dorëzoi Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit (2020-2024) me Planin e veprimit për zbatimin e saj.
Siç informoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, për Strategjinë kombëtare përbërja parlamentare do të debatojë sapo të përmbushen kushtet e përcaktuara me Rregulloren e procedurës./telegrafi
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës