Ambasadori gjerman në Shkup, Thomas Gerberich vlerëson se janë reale mundësitë që vendi ynë të marrë datë për fillimin e negociatave para samitit të majit të BE-së në Zagreb.
“Qëndrimi në tërësi është pozitiv. Për momentin sipas meje, ka dukje të mira para samitit në Zagreb të fillohet me negociata inkuadruese me Maqedoninë e Veriut. E japim mbështetjen tonë dhe mbetemi partnerë në kuadër të BE-së në këtë drejtim”, tha ambasadori në një intervistë për “TV24”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, sjellja e ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë në dobi të fillimit të negociatave.
“Tani do të varet prej opozitës në Parlament dhe koalicionin qeveritar për të arritur pajtim dhe sipas mundësive shpejtë ta votojnë ligjin”, tha Gerberich
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...