Ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit aktori i madh i kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri. I përcjellë me lotësh nga familjarë, miq ,kolegë dhe dashamirës, Ferrit iu dha lamtumira e fundit rreth orës 13:00 në varrezat e Sharrës.
Mes emrash të njohur të pranishëm në këtë përcjellje që kanë punuar dhe e kanë shoqëruar aktorin e njohur dhe shumë të dashur për publikun në rrugëtimin e tij artistik, ishin aktorët Ndriçim Xhepa, Petrit Malaj, Rajmonda Bulku etj.
Amaneti i aktorit të njohur kishte qenë të mos përcillet me ceremoni shtetërore. Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë e cila e mundonte prej kohësh. Aktor i shumë roleve i spikatur veçanërisht në kinema ai do të kujtohet përjetësisht për punën dhe kontributin e tij në art.
Ndër filmat më të njohur të tij ishin “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, “Hije që mbeten pas” ,”Përrallë nga e kaluara” etj.
Nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006.
Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar. Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka dhe një vajzë. Kohët e fundit aktori i ndjerë ishte bërë gjysh për herë të parë./opinion.al
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...