Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për 30 të ndaluarit e dosjes “Tërmeti”. 30 persona janë ndaluar për shkak të dëmeve që janë shkaktuar në disa pallate në Tiranë dhe Vorë, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se për 4 gratë e ndaluara, Merita Hushi, Bukurie Halili, Stela Maze dhe Anila Harxhi është kërkuar një masë sigurie më e lehtë, ajo e “detyrim paraqitje”. Për Vjollca Hoxhollin, inxhiniere dhe e dyshuar për falsifikim dokumentash, nuk do kërkohet masë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, për shumicën e të ndaluarve është kërkuar masa “arrest me burg”, me përjashtim të atyre që janë në moshë të madhe dhe kanë probleme shëndetësore.
Gjykata nuk e ka caktuar ende orën se kur do i shqyrtojë kërkesat për sigurimin personal.
Kërkesat kanë pak minuta që janë dorëzuar për shkak të volumit të madh dhe prokurorët janë përpjekur të veçojnë përgjegjësinë për çdonjërin nga të dyshuarit.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...