Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni i ka quajtur sot sharlatanë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndaj këtyre deklaratave të zyrtarit të LDK-së, ka reagur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili e ka quajtur snob Hysenin.
Bajqinovci përmes Facebook-ut ka shkruar se zyrtarët të cilët Skender Hyseni i ka quajtur sharlatanë e mbajnë në xhep këtë të fundit.
“Skender Hyseni paska dalë me një prononcim në lidhje me negociatat për koalicion dhe duke provuar të ‘qëndrojë lartë’, në atë snobizmin e tij të pa shije, e paska tradhëtuar intensioni i brendshëm dhe në një moment qenka lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV. Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka shkruar tutje se elektorati i LDK-së ka votuar për ta çuar PAN-in në shtëpi, dhe jo për të mirëkuptuar qefet e Skender Hysenit me PAN-in.
“Po çka me bë Skendë që edhe elektorati i LDK’së po frymon në tjera orientime, prandaj s’fiton dot. Elektorati i LDK’së ka votuar për ta çuar PAN’in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skendes me PAN’in”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes.
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...