“Syri i Popullit”- Mbrojtësit e të akuzuarve kërkojnë t’u hiqen akuzat klientëve të tyre

10:50 | 16 Janar 2020
M. A.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca përfundimtare në procesin gjyqësor kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”, shkruan arbresh.info.

Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit” kanë kërkuar nga trupi gjykues, të hiqen akuzat e klientëve të tyre

Nasuf Azemi, avokat i Azem Vllasit i ka dorëzuar tre kopje trupit gjykues.

—-

Avokati i Avni Llumnicës, Ahmet Ahmeti i ka dorëzuar trupit gjykues kopjen e nënshkruar nga avokati dhe nga i akuzuarit.

Avokati i Ahmet Ahmetit, ka thënë se akuzat si dhunimi, paraditja e veprave penale kundër kushtetutës, bazoj se këto akuza janë te pa baza.

“Akuzat e Llumnicës, janë te pa baza, sepse konsideroj se kjo akuze është në bazë të supozimeve. Po ashtu është thënë se është formuar një organizatë, por prokuroria duhet të dijë se i mbrojturi im të lirohet nga akuza, sepse ka qenë në Zvicër”, ka thënë avokati Ahmeti, mbrojtës i të akuzuarit Avni Llumnicës.

—–

Ndërsa, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Ragip Sallova, i ka dorëzuar trupit gjykues kopjen me shkrim.

Në atë shkrim të avokatit thuhet se mbrojtësi i tij duhet të hiqet nga të gjitha akuzat e klientit të tij.

Ndërsa i akuzuari Sallova, ka thënë se nuk kam qenë asnjëherë në aktivitetet kriminale.

Prokurori Sylë Hoxha heq dorë nga përndjekja e të akuzuarve, Sabit Berisha dhe Lirije Luzha

Avokati i Sadri Ramabajes, Avni Krasniqi, i ka dorëzuar kopjen trupit gjykues.

Avokati Avni Krasniqi, ka thënë se duhet mbajtur mend ky proces gjyqësorë i pari pas luftës se fundit, dhe është proces i pastër.

“Ky proces do të mbahet si proces i parë pas luftës, si proces i pastër, ku krerët e shtetit erdhën këtu e siç thuhet se ato janë vet Shteti. Klienti im Sadri Rababaja, gjithmonë me shkrim e laps ka shkruar. Shpërfillja e ligjeve është bërë që të urdhërojnë seancat gjyqësore.” ka thënë mbrojtësi i Sadri Ramabajes, Avni Krasniqi. /arbresh.info/Elmedina Ballazhi

Shpërndaje në rrjete sociale