PSG kërkon se paku 30 milionë euro nga Ateltico Madrid për sulmuesin, Edinson Cavani.
Uruguaianit i skadon kontrata në fund të sezonit, derisa klubi madrilenas është duke shfaqur interesim për transferimin e lojtarit këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, “Los Rojiblancos” kanë ofruar 10 milionë euro, por “Parisienët” e kanë refuzuar duke kërkuar edhe 20 milionë euro më shumë.

Ndërsa Cadena Ser, ka raportuar se uruguaiani është duke pritur që marrëveshja të arrihet mes klubeve, derisa sot (e enjte) nuk është ftuar në ndeshjen që është duke u zhvilluar mes PSG-së dhe Monacos.
Pos Atleticos, edhe United e Chelsea kanë interesim për Cavanin./arbresh.info.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit