Mesfushori kreativ i Arsenalit, Mesut Ozil ndjen se trajneri Mikel Arteta po e rikthen mënyrën e tyre tradicionale të të luajturit.
Ozil, 31 vjeç, ishte lënë mënjanë nga ish-menaxheri Unai Emery në fillimin e këtij sezoni, duke bërë vetëm katër paraqitje në Ligën Premier.
Por, ai është rikthyer përsëri në skuadër nën urdhrat e Artetas dhe me trajnerin e ri thotë se është kthyer stili i lojës së dikurshme dhe buzëqeshja te Arsenali.
“Në thelb po na rikthen virtytet e vjetra të Arsenalit. Luftimi dhe zotërimi i fushës, duke qenë nën kontrollin e lojës, duke pasur topin gjatë gjithë kohës”, ka thënë fillimisht Ozil.
“Këto janë gjërat që ai po punon me ne dhe ju mund t’i shihni ato – të gjithë janë duke buzëqeshur, duke qeshur, duke shijuar kohën e tyre – kjo na ka bërë të suksesshëm”.

“Unë mendoj se ai është njeriu i duhur në këtë klub”.
“Ai mund të na tregojë gjithçka që ka mësuar në karrierën e tij të gjatë. Ai e di saktësisht se çfarë na duhet”.
“Ai e di se çfarë të na thotë, si të na japë një qëndrim pozitiv dhe si të na bëjë të suksesshëm”.
“Unë mund të shoh se ai është me të vërtetë i uritur, por në të njëjtën kohë ai është gjithashtu me këmbë në tokë”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...