Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka komentuar ofertën e fundit të kësaj partie në adresë të LDK-së.
Ai ka thënë se zgjedhja e Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit, po bën që të shtojmë dy ministri ku njëra nga to do t’i takojë LDK’së, e tjetra minoriteteve.
Abazi ka thënë se oferta e fundit e bërë nga Vetëvendosje në adresë të LDK-së është si rezultat i bisedimeve pas vitit të ri.
Ai ka thënë se situata e krijuar pas 26 dhjetorit kur u zgjodh Glauk Konjufca në krye të Kuvendit e ka krijuar një momentum të ri për shtimin e dy ministrive ku njëra nga to do t’i shtohet LDK-së e tjetra me Kushtetutë u takon minoriteteve.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se oferta e kësaj partie ndaj LDK-së nuk lidhet me parimet e së kaluarës që ka ndodhur pasi sipas tij parimet duhet të vendosen njëherë e mirë.
Abazi thotë në ‘Tv Dukagjini’ se duhet pasur parasysh se asnjëherë dhe në asnjë vend të botës marrëveshje ideale nuk mund të ketë.
Ai thotë se për herë të parë Vetëvendosje pos shtimit të një ministrie ka marrë një zotim edhe për Presidentin ashtu siç ka kërkuar LDK.
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...