Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen bëri thirrje që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një perspektivë europiane.
Gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian ku u paraqit programi i presidencës kroate, presidentja Von Del Leyen, theksoi se negociatat duhet të hapen pasi si Maqedonia e Veriut, ashtu dhe Shqipëria i përmbushën detyrat e përcaktuara.
“Brenda disa javësh Komisioni do të paraqesë metodologjinë e re të zgjerimit në mënyrë që ne të diskutojmë modernizimin i cili është shumë i nevojshëm, por më e rëndësishmja është t’iu japim miqve tanë në Ballkanin Perëndimor një perspektivë europiane, duke filluar bisedimet e pranimit. Ata i kryen detyrat e tyre, tani është radha jonë”, tha Ursula Von Del Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç nuk e fshehu dëshirën që gjatë mandatit gjashtëmujor të Kroacisë t’i bindë vendet skeptike për fillimin e bisedimeve të pranimit.
“Është e rëndësishme që ne të respektojmë kriteret politike dhe duke parë përparimin individual të secilit vend kandidat me synimin që anëtarësimi në BE të jetë qëllimi përfundimtar i negociatave”, deklaroi Andrej Plenkoviç, Kryeministër i Kroacisë.
Thirrja e të dy zyrtarëve vjen një ditë para vizitës në Shkup dhe Tiranë të komisionarit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ai ka nisur që javën e kaluar edhe bisedimet me Francën dhe Holandën për metodologjinë e re të pranimit të vendeve kandidate./alsat
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...