Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.
Përmes një reagimi në tëitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.
“ Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj, raporton Gazeta Express.
Lidhur me lobin serb kundër pavarësisë së Kosovës ka folur sot kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se storiet e treguara në politikania serbe Marinika Tepic rreth asaj se si Serbia ka blerë çnjohjet e Kosovës me para të marra nga biznesmen të ndryshëm dhe nga tregtia e armëve, i kanë bërë shumë dëm Beogradit zyrtar.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...