Republikanët e Kosovës (REK) po mban konferencë me temën “Reçaku nuk është gënjeshtër”.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Ai është këtu për të dëshmuar se gjenocidi në Reçak është i vërtetë.
“Unë nuk jam sot këtu për ta dëshmuar se Reçaku ka ndodhur. Bota e kupton që Reçaku ka ndodhur. Kur njerëzit më pyesin se pse Vuçiq thotë se Reçaku nuk ka ndodhur, unë them se po i dëgjoj fjalët e Millosheviqit edhe njëherë. Reçaku ka ndodhur dhe bota ka dëgjuar për këtë masakër”, tha Walker.
Me këtë rast Walker theksoi se masakra që ka ndodhur në Reçak nuk mund të mohohet as nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq e as nga askush tjetër.
Ish-ambasadori i OSBE-së këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Republikanët e Kosovës (REK) të quajtur “Reçaku nuk është gënjeshtër”.
Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti duke folur për masakrën e Reçakut dhe gjenocidin në Kosovë tha se duke u mohuar ky gjenocid do të përshkallëzohet marrëdhënia me shteteve deri në luftë./arbresh.info/
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...