Për shkak të ndryshimeve në Këshillin Gjyqësor, gjykimi për rastin “Monstra” nsi nga fillimi, por vetëm formalisht. Pasi edhe mbrojtja edhe Prokuroria u pajtuan që vetëm të kalohet ajo që është thënë dhe diskutimi të vazhdojë atje ku ka mbetur.
Nga Gjykata Penale e Shkupit thonë se për shkak të ndryshimeve në Këshillin Gjyqësor në këtë lëndë, diskutimi vetëm formalisht nisi nga fillimi, ndërsa vazhdoi me prezantimin e dëshmive të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak të efikasitetit të procedurës, mbrojtja u pajtua që të gjitha dëshmitë dhe deklaratat e kaluara vetëm të përcillen, ndërsa gjykimi të vazhdojë atje ku ka mbetur më herët. Në këtë mënyrë gjykata, në pajtim me mbrojtjen nuk lejoi që të vonohet procedura, e që është në interes të të akuzuarve dhe dëmtuarve në këtë lëndë”, thonë nga Gjykata Penale.
Ndryshe, rasti “Monstra” udhëhiqet nga Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski./Telegrafi/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...