Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se nuk do transferojnë lojtarë të rinj në afatin dimëror.
“Zonja e Vjetër” është e lidhur me disa super lojtarë të cilët do jenë të duhurit për formacionin e Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Paratici për Sky Sport Italia ka thënë se gjiganti italian ka mjaftë lojtarë më kualitet në skuadër, andaj nuk ka nevojë për transferime të reja.

“Besojmë që kemi skuadër të mirë. Për një kohë, mediat kanë thënë se kemi shumë lojtarë. Nuk do të sjellim lojtarë të tjerë në janar”
Nga Juventus është larguar sulmuesi Maurizio Sarri, i cili u transferua në Katar te Al-Duhail.
Ndërsa dy mesfushorët e tjerë Emre Can dhe Adrien Rabiot janë të lidhur me transferimin në Premierë Ligë./arbresh.info.
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...