Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Dejan Zidan, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit Republikës së Kosovës.
Në urimin e kreut të Parlamentit slloven, thuhet se “Unë jam i bindur që do t’i përkushtoheni përmbushjes së qëllimeve të caktuara me zgjuarsi dhe të bëni përpjekje të mëdha për realizimin e tyre. Ju dëshiroj suksese në kryerjen e përgjegjshme të punës suaj”, thuhet ndër të tjera në telegram urimin dërguar Konjufcës./arbresh.info
Në telegram thuhet:
“Shkëlqesia Juaj,
Në emrin tim personal dhe të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, më lejoni t’ju përcjelli urimet e sinqerta për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur që do t’i përkushtoheni përmbushjes së qëllimeve të caktuara me zgjuarsi dhe të bëni përpjekje të mëdha për realizimin e tyre. Ju dëshiroj suksese në kryerjen e përgjegjshme të punës suaj.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh sa jam i kënaqur me marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur se nëpërmjet një bashkëpunimi aktiv të dy parlamenteve, edhe në të ardhmen do të zhvillohet me sukses kjo marrëdhënie. Njëkohësisht, do të dëshiroja t’ju siguroja se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme ndaj progresit të vendit tuaj në procesin e zgjerimit euro-atlantik, dinamika e së cilit është me rendësi të veçantë në kohen kur jemi duke u ballafaquar me sfidat globale dhe rajonale që janë gjithmonë në rritje.
Lidhur me këtë, Kuvendi Kombëtar i Sllovenisë do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim duke ndarë njohuritë e kërkuara, përvojën dhe praktikat e mira.
Shkëlqesia Juaj, ju lutem më lejoni t’ju dëshiroj sukses, lumturi dhe mirëqenie personale në vitin që sapo ka filluar.
Ju lutem pranoni konsideratën time më të lart”.


Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...