Stuhi të mëdha që kanë përfshirë jugun e SHBA-së vranë të paktën 11 njerëz, thanë autoritetet, pasi tornadot dhe erërat e larta rrokullisën makinat, shkatërruan shtëpi dhe lanë dhjetëra mijëra pa energji.
Stuhitë goditën pjesë të jugut të premten dhe pritej të lëviznin në lindje dhe veri të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, i cili dha paralajmërime për përmbytje dhe tornado për disa shtete
Midis të vdekurve ishte një polic dhe zjarrfikës që u godit nga një automjet në Teksas, pasi u thirrën për t’iu përgjigjur aksidenteve të trafikut në kushte të akullta, thanë autoritetet lokale.
Në Luiziana kufomat e një çifti u gjetën të shtunën pranë shtëpisë së tyre të shkatërruar pasi u godit nga stuhitë një natë më parë, tha Bill Davis nga zyra e sherifit të qarkut.
Shërbimi Kombëtar i motit tha që tre persona u konfirmuan të vdekur të shtunën në Alabama, ku kanali lokal WHNT News 19 tregoi që shumë ndërtesa u shkatërruan.
Stuhitë lanë më shumë se 200,000 njerëz pa energji elektrike të dielën herët, tha faqja e internetit e poweroutage.us, me Karolinën e Veriut dhe Alabama midis zonave më të prekura. /Telegrafi/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn