Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja që u raportuar si e humbur, është identifikuar nga familjarët dhe është kthyer në shtëpinë e saj.
“Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëherë të njëjtën datë më 11.01.2020, e njëjta (personi) është identifikuar nga familjari (djali) i saj. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta n, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familjarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media.
Ndryshe, një ditë më parë në lagjen Dardania në Prishtinë, policia kishte hasur një grua pa përkujdesje, e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.
Policia dje kërkoi nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj. / arbresh.info
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...