Hungaria do të sigurojë trajtim falas të fekondimit in vitro (IVF) çifteve në klinikat shtetërore, ka njoftuar kryeministri Viktor Orban.
Ai tha se pjelloria ishte e “rëndësisë strategjike”. Muajin e kaluar qeveria e tij mori përsipër klinikat e fertilitetit të Hungarisë, transmeton portal arbresh.info
Orban, një nacionalist i krahut të djathtë, ka mbrojtur prej kohësh një qasje “të reklamimit mbi emigracionin” për t’u marrë me rënien demografike.
Për katër dekada, popullsia në Hungari ka rënë ndjeshëm.

Orban përshkroi detajet e politikës së tij të fertilitetit të enjten, pasi vendosi gjashtë klinika të fertilitetit nën kontrollin e shtetit gjatë muajit dhjetor.
Trajtimi falas i IVF do të ofrohet nga 1 shkurt, por nuk është e qartë se kush do të ketë të drejtë në të.
Orban gjithashtu tha që qeveria po konsideronte një përjashtim të taksës së të ardhurave për gratë që kanë tre fëmijë ose më shumë. Duke filluar nga ky muaj, ata me të paktën katër fëmijë janë përjashtuar.
“Nëse duam fëmijë hungarezë në vend të imigrantëve, dhe nëse ekonomia hungareze mund të gjenerojë fondet e nevojshme, atëherë e vetmja zgjidhje është të harxhojmë sa më shumë fonde për të mbështetur familjet dhe për të rritur fëmijë”, tha Orban.
Orban, i cili është kryeministër i Hungarisë që nga viti 2010, të gjithë fushatën e tij e ka të bazuar kundër imigracionit./arbresh.info/
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër