Në një konferencë të jashtëzakonshme Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dënuar arrestimin e mbrëmshëm e ish-liderit të tyre dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës Albin Kurti.
Nënkryetari i këtij subjekti Driton Çaushi, tha se më këtë arrestim situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe Kosova po shndërrohet në një shtet policor.
Ai tha se jemi të vendosur që të kundërshtohen këto marrëveshje deri në fund. Sipas Çaushit e vetmja zgjidhje është që Qeveria të heq dorë nga këto marrëveshje ose ttë bie bashkë me to.
Deputeti Glauk Konjufca tha se Albin Kurti mbrëmë ishte kidnapuar e jo ndalur e arrestuar.
Qeveria, sipas tij, ka vendosur që “Zajednicën” ta mbrojë me çdo kusht duke përdorur të gjitha mekanizmat shtetërorë për të ndaluar veprimet e opozitës. Mirëpo kjo, sipas Konjufcës, nuk do të zmbrapsë opozitën dhe ata janë të vendosur që edhe të enjten të mos lejojnë mbajtjen e seancës.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër