
Ukrainian President Volodymyr Zelensky looks on during a joint press conference with Sweden's Prime Minister following their talks in Kiev on December 4, 2019. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP) (Photo by SERGEI SUPINSKY/AFP via Getty Images)
Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky, sot i bëri thirrje Britanisë së Madhe që të përfshihet në hetimin për fatkeqësinë e aeroplanit ukrainas në Iran, në të cilin humbën jetën 176 persona.
Zelenski thirrjen e dërgoi gjatë bisedës telefonike me kryeministrin britanik Boris Xhonson, i cili, siç bëri të ditur zyra e presidentit ukrainas, e kishte pranuar këtë ide.
“Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të përfshihet në hetimin. Boris Xhonsoni e mbështeti idenë dhe theksoi se ekspertët më të mirë britanikë duhet të marrin pjesë në zbardhjen e të gjitha rrethanave nga tragjedia”, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së Zelenskit, të transmetuar nga mediet britanike.
Sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit, Irani është përgjegjës për zbatimin e hetimit për rënien e aeroplanit.
Në fatkeqësinë humbën jetën edhe tre shtetas britanikë.
Në aeroplanin që u rrëzua në afërsi të aeroportit në Teheran, gjendeshin 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, ndërsa kishte fluturuar për Kiev.
Në fatkeqësinë humbën jetën 82 shtetas të Iranit dhe 63 kanadezë, si dhe shtetas të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit dhe Gjermanisë.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...