Rreth zhvillimeve të fundit në vend, si protestat e mbrëmshme të krijuara nga opozita, arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës të enjten e i kanë komentuar edhe anëtarët e Komisionit për punë të Jashtme.
Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se të gjitha këto nuk janë imazh i mirë për vendin.
Reçica tha se opozita duhet të kthehet në kuvend, ndërsa theksoi se ka informacione se për deputetët që kanë hedh gazë lotsjellës në kuvend tashmë kanë filluar hetimet.
Ndërsa arrestimin e mbrëmshëm të kolegut deputet nga opozita Albin Kurti e ka quajtur arrestim jo politik.
“Unë nuk besoj që është arrest politik. Unë nuk kam informacione se a kanë pasur ndonjë vendim konkret për ta arrestuar. Por një gjë e dini ju , por e di edhe unë njëkohësisht, që procedura hetimore ka filluar për ngjarjet e së enjtes së kaluar dhe normal kur fillon një proceduar hetimore domosdo që akterët kryesor do të merren në pyetje. Nëse nuk ka pasur vendim vali gjyqësor o se policor normal që jemi me një shtet ligjorë dhe askush nuk e mbështet një vendim të tillë. Esenciale është që hetimet janë hapur dhe duhet të merren të gjithë akterët e kësaj ngjarje”, tha Reçica.
Reçica, duke bërë thirrje që opozita të kthehet në kuvend, dhe të ofrojë argumente.
“Jam shumë i sigurt që ajo çfarë ka ndodhur të enjten, është pasoj direket, ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është pasoj e të enjtes. Unë nuk njohë në histori që një kolegë një kolegut I ka hedh ose i ka futë gazë lotsjellës….Prandaj mendoj që opozita duhet të kthehet në kuvendë ti ofroj argumentet. Ka edhe prej pozitës që kanë vërejtjet e tyre kanë edhe sugjerimet , kanë edhe idetë, jo vetëm për ato çështje që ata i kanë ngritur, por edhe për çështjet e tërësishme”, tha Reçica.
Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentarë të LDK-së, tha se veprimet e mbrëmshme ishin të dhunshme dhe këtë formë nuk mund të arriji në pushtet opozita.
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit