Ka përfunduar pa tensionet aksioni i IKMT, mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit. Punonjësit e IKMT kanë shembur 5 ndërtesa, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie bllokuan të gjitha lëvizjet në unazë, si të mjeteve, ashtu edhe të këmbësorëve, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me banorët.
Por, fatmirësisht, aksioni ka qenë i qetë dhe IKMT ka shembur ndërtesat e planifikuara.
Pas disa orësh bllokimi të rrugës për qytetarët që duhet të shkonin në punë apo në shkollë, tashmë Unaza është hapur dhe ka nisur lëvizja normale, ndonëse siç raporton “BalkanWeb” është krijuar radhë kilometrike e automjeteve që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” drejt ish-Sheshit “Shqiponja”.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...