Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për personat që duan të shkojnë për të punuar në këtë shtet pas një marsit të këtij viti, kur do të hyj në fuqi ligji i ri “Mbi punësimin në gjermani të punonjësve të kualifikuar”.
Kjo Ambasadë ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të fillojnë procedurat për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani, pasi kjo procedurë merr disa muaj kohë dhe pa njohjen zyrtare të diplomës, nuk mund të bëhet termini në Ambasadë.
“Terminet mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të termineve të Ambasadës në kategorinë „Viza të tjera nacionale“”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, nga 1 marsi e tutje procedura për për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë