Një delegacioni i zyrtarëve shëndetësorë nga Kroacia nën udhëheqjen e dr. SinišaVarga, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë dhe profesionistë të tjerë nga Kroacia gjatë vizitës që i kanë bërë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Sali Ahmeti, ka thënë me këtë rast se bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe atyre nga Kroacia ka qenë i kamotshëm.
“Bashkëpunimi ynë ka qenë i kamotshëm dhe miqësor që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë, madje edhe në periudha më të vështira, tani kemi rastin që ky bashkëpunim të mos jetë vetëm individual, por edhe institucional”, u shpreh Ahmeti.
SinišaVarga, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë tha se është i njohur për vizitat e shpeshta të kolegëve nga Kosova në Kroaci.
“Jam i njohur me vizitat e mjekëve nga Kosova, Kroacia ka krijuar një eksperiencë në sigurime shëndetësore, por edhe në arsim dhe ne mund të mbështesim kolegët tanë”, tha dr. Varga.
Ai theksoi se kanë ardhur në Kosovë për të dëgjuar nevojat që ka shëndetësia kosovare dhe për të t helluar bashkëpunimin dy palësh, mes dy shteteve.
Ilir Rama, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht Departamenti për Partneritetin Publiko Privat prezantoj kornizën ligjore në fuqi e cila rregullon çështjen e partneritetit publiko-privat.
Në takim pati diskutime rreth kësaj çështje, por edhe mundësisë së bashkëpunimi konkret mes dy shteteve.
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit