Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj bazave ajrore amerikane në Irak.
Përmes një shkrimi në facebook, Veseli thotë se Kosova si gjithmonë qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit nëpër botë.
“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, shkruan Veseli./arbresh.info/
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...