Ministria e Brendshme gjermane njoftoi sot se numri i kërkesave për azil në vend ishte në rënie 14 për qind vitin e kaluar krahasuar me 2015 dhe 2016, kur shpërtheu kriza e migrantëve.
Vitin e kaluar, janë paraqitur 111,094 kërkesa për azil ose 18.534 apo 14.3 për qind sesa 2018, raporton AP.
Numri më i madh i kërkesave për azil u paraqitën nga migrantët nga Siria – rreth 26.453 aplikime, të ndjekura nga shtetas të Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit. Gjithsej 6.771 kërkesa ishin paraqitur vetëm në dhjetor të vitit të kaluar.
Ministri Horst Zehofer tha se për të tretin vit radhazi, numri i aplikimeve ishte në rënie, duke treguar se masat e shumta të marra kundër emigracionit të pakontrolluar kishin rezultuar të efektshëm, por që presioni në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe Gjermanisë do të mbetej i lartë.
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj