Nga muaji shkurt mjekët specialistë, kuadri mësimdhënës, mjekët e përgjithshëm, infermierët, bashkëpunëtorët shëndetësorë do t’i kenë paga më të larat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjekët specialistë do të kenë paga prej 100 mijë denaër, ndërsa për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm 25%, për bashkëpunëtorët shëndetësisë 15% si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë arritur një marrëveshje për anekset e dy marrëveshjeve kolektive dhe ajo u nënshkrua disa ditë para se Qeveria teknike të fillonte punën, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...