Aja Gruda është vajza që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturash në Ozdrim të Istogut.
7 vjeçarja nuk arriti t’i përballoi plagët e marra në aksident, ndërsa vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar, shkruan arbresh.info.
Lëndime trupore kanë marrë edhe tre persona të tjerë, dy meshkuj vozitës dhe një femër pasagjere.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet është në mbajtje./arbresh.info/

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut