Katër persona janë arrestuar të martën në Xërxë të Rahovecit për shkak të lëndimit trupor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit pas një mos marrëveshje janë rrahur mes vete, shkruan arbresh.info.
Në raporton 24 orësh te Policisë thuhet gjithashtu se të 4 kanë marrë lëndime trupore e kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa më pas janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Xërxe, Rahovec 07.01.2020 – 03:55. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një lokal nate, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...