Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Olta Gixhari, prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Siluetë me Gerta Gixhari”, ndërsa nuk iu ka shpëtuar pyetjeve për jetën e saj private.
E njëjta këtë herë ka folur gjatë për jetën personale, ku ka pranuar se është në një lidhje dhe se ajo e partneri i saj momentalisht po bashkëjetojnë.
Olta Gixhari (Foto: YouTube)
“Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme, në një lumturi”, ka thënë Gixhari.
Më pas ajo është pyetur nga moderatori nëse partneri i saj ka flokë apo është tullac, për të nënkuptuar dhe sa para ka.
“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ja dalim të dy. Unë kam biznesin tim, kam një jetë që punoj”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, Gixhari vazhdon të jetë një prej aktoreve më të suksesshme të Teatrit e Kinemasë e po ashtu një prej figurave publike më të ndjekura. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...