Afati kohor prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të nominuar kanddiatin për kryeministër skadon pasditen e sotme.
Menjëherë pas takimit disaminutësh të së hënës me Kurtin, Thaçi tha se kreu i VV-së nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit dhe se kishte vendosur t’i ofronte edhe 48 orë shtesë para se të ndërmerrte veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.
Megjithatë, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, i cili shoqëroi Kurtin në këtë takim tha se Thaçi në asnjë moment nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kandidatit për kryeministër e aq më pak afatin prej 48 orëve.
Sipas tij, ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm nuk ka bazë kushtetuese.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...