Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar opinionistin Valon Syla për pohimet e tij të një nate më parë.
“Valon Syla, mes shumë gjerave të pavërteta ka thënë gjithashtu se Haki Abazi është kundër UÇK. Kjo është e pavërtetë dhe kualifikim qëllimposhtër. Unë i përulem çdo njeriu që ka bërë edhe kontributin më të vogël për mbrojtjen e interesit tonë dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. UÇK dhe sakrifica e grave dhe burrave ne luftën për lirinë e vendit janë dhe do të mbesin përgjithmonë pjesa më e spikatur e historisë së re Shqiptare jo vetëm përbrenda kufinjëve të Kosovës”, ka thënë Abazi.
“Nëse dikush është kundër UÇK, janë ata që duke keqpërdorur emrin dhe uniformën e UÇK janë pasuruar për veten dhe kanë varfëruar popullin dhe vendin dhe kanë degraduar shtetin dhe pavarësinë”./arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...