Moti i kthjellët do të karakterizojë të martën, por termometri do të shënojë disa gradë minus. E marta e 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit në Shqipëri.
Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...