Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal nuk do t’i bashkohet Interit këtë muaj.
Klubi blaugranas ka informuar lojtarin se nuk lejon që ky i fundit të largohet në afatin dimëror, transmeton portali arbresh.info.
Inter dëshiron transferimin e 32-vjeçarit të cilin trajneri, Antonio Conte e sheh si lojtar të duhur për klubin.

“Neurazurët” janë duke shpresuar që kiliani t’iu ndihmoj për të fituar ‘luftën’ kundër Juventusit për titullin e kampionit në Seria A.
Vidal ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me një asistim.
Ndërsa kontrata me kampionin e Spanjës i skadon në qershor të vitit 2021./arbresh.info.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...