Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar me sanksione të ashpra Irakun pasi parlamenti i saj u bëri thirrje trupave amerikane të largohen nga vendi.
“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë që është atje. Kushton miliarda dollarë për të ndërtuar. Ne nuk largohemi nëse nuk na paguajnë për këtë” u tha ai gazetarëve.
Trump tha se nëse Iraku u kërkonte forcave amerikane të largoheshin, “ne do t’u ngarkojmë atyre sanksione si kurrë më parë”.
Tensionet janë të larta pasi SHBA vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar. Ndërsa Irani është zotuar për “hakmarrje të rëndë”.
Soleimani, 62 vjeç, kryesonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe u vlerësua si një terrorist nga SHBA.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...