Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një prej emrave më të spikatur në faqet rozë.Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar, ajo së fundmi u ka bërë thirrje që të ndihmojnë Australinë për shkak të zjarreve që e kanë kapluar.
Ajo bëri një postim në InstaStory, përmes së cilit njofton se duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.
“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar ndër të tjerash biondja, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuar.Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të kuq apokaliptik.Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti.

Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...