Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM ofrojnë rindërtim të regjimit, krimit, izolimit, varfërisë dhe kjo është e qartë për qytetarët”.
“Opozita është bllokuar me regjimin, asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM. Madje edhe në ceremoni fetare Mickoski kërcënon me kthim në të kaluarën e errët, anulim të Marrëveshjes së Prespës, prishjen e perspektivave të NATO-s dhe BE-së dhe kthim të izolimit dhe regjimit”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se Mickoski duhet të përgatitet për disfatë për shkak se qytetarët s’do votojnë për regjim.
“Më 12 prill qytetarët do të deklarohen dhe do të vërtetojnë se nuk duan regjim dhe se duan zhvillim dhe të ardhme me LSDM”, shprehen nga kjo parti.
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj