Dy subjektet më të votuara nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdojnë të mos jenë unike rreth një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, teksa java që po vjen pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij koalicioni.
Po ashtu të hënën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ta presë në takim kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin për ta propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zëri.
Që nga dita e konstituimit të Kuvendit të Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë e hatëruar me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas tyre, kishte marrë vendim të njëanshëm për emërimin e Glauk Konjufcës për kryeparlamentar të Kuvendit. Ndonëse LDK-ja e kishte votuar Konjufcën për këtë pozitë krerët e dy partive, të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, nuk janë takuar qe tashmë 2 javë për të diskutuar lidhur me arritjen e koalicionit qeverisës.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...