Një person ka therur një numër kalimtarësh në parkun në afërsi të Parisit para se të qëllohej për vdekje nga policia, raportojnë mediat lokale.
Sulmi me thikë ndodhi në qytezën e Villejuif, 7 kilometra në jug të kryeqytetit francez, transmeton portali arbresh.info.
Katër persona besohet të jenë therur përfshirë dy të cilët raportohet se kanë vdekur.
Sulmuesi është ndjekur nga policia dhe u qëllua pranë vendit të krimit.
Disa raportime sugjerojnë se ai kishte veshur një jelek shpërthyes, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Policia i ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën afër parkut shtetëror Hautes-Bruyères./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...