Mbrëmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ndihmën mjekësore kanë kërkuar 15 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë në përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë pas arrestimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sipas një njoftimi për media të zyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit spitalor Klinik lëndimet kanë qenë kryesisht të ekstremiteteve të poshtme dhe gërvishtje në fytyrë dhe asnjëri nga të lënduarit nuk ka qenë në rrezik jete.
Bëhet e ditur se të lënduarit janë nga Prishtina, Ferizaj, Obiliqi, Lipjani, Prizreni, Malisheva dhe Vushtrria.
QKUK poashtu njofton se 14 nga të lënduarit kanë qenë polic përderisa 1 qytetar. Të gjithë të lënduarit pas ndihmës mjekësore dhe trajtimit në kudër të Klinikës Emergjente janë liruar për në shtëpi.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër