Barcelona nuk do të transferojë lojtarë në afatin e janarit, pasi janë të fokusuar në planet për fundin e sezonit.
Barcelona përforcoi skuadrën gjatë verës duke transferuar Antoine Griezmann për 120 milionë euro dhe Frenkie de Jong për 75 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve disa lojtarë janë të lirë për tu larguar, Carles Alena që iu bashkua Real Betis në formë huazimi ndërsa Jean-Clair Todibo është afër transferimit te Milan.

Pos tyre pritet që të largohen edhe dy mesfushorët, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal, pasi këta dy të fundit kërkojnë më shumë minutazh, dëshirë e cila nuk po iu plotësohet nga trajneri Ernesto Valverde.
Mirëpo, pavarësisht këtyre largimeve kampioni i Spanjës, ka vendosur të mos transferojë lojtarë dhe të pres deri në verën e ardhshme./arbresh.info.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...