Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve B.D. dhe G.M., për shkak të veprës penale ‘’Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës’’, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, nga data 01 shkurt 2018, 15 mars 2018 dhe në maj të vitit 2018, në komunën e Kllokotit, me dashje, për shkak të bindjeve politike u kanë mohuar të dëmtuarve të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjin e punës, ashtu që për shkak se të dëmtuarit nuk kanë pasur bindje të njëjta politike, me të pandehurit B.D. dhe G.M. dhe kanë përkrahur një tjetër subjekt politik, sapo i pandehuri B.D. merr postin e kryetarit të komunës së Kllokotit, emëron të pandehurin tjetër G.M., drejtor të arsimit, me ç’rast në bashkëveprim ushtrojnë presion tek të dëmtuarit që të japin dorëheqje.
“Në këtë mënyrë të njëjtit, pa respektuar procedurat e parapara me kontratën kolektive dhe ligjin e punës, në mënyrë selektive u kanë ndërprerë katërdhjetë (40) punëtorëve arsimor dhe dhjetë (10) punëtorëve shëndetësor marrëdhënien e punës, në komunën e Kllokotit, kinse për shkak të kontratave të kundërligjshme, mospërmbushjes së detyrave, shkurtimit buxhetor etj., pa asnjë procedurë disiplinore dhe pa paralajmërim, përkundër asaj që të njëjtit kishin kontrata valide”, thuhet në komunikatë.
Përpos tjerash, të njëjtit pa eliminuar shkeljet, më 14 mars 2018, kanë shpallur konkurs, duke pranuar punëtorë sipas bindjeve të tyre politike, duke iu shkelur, mohuar dhe kufizuar të dëmtuarve të drejtat e parapara me ligjin e punës.
Prokurori i rastit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor për këtë vepër penale, e cila iu vihet në barrë./arbresh.info
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë