Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, lojtarët e kombëtares shqiptare janë heronj dhe nuk ka kurrfarë epiteti tjetër për ata.
“Pas 70 viteve që FSHF është e pranuar në instanca ndërkombëtare, është kjo hera e parë që kualifikohet në Evropian apo Botëror, nuk ka epitet tjetër përpos të quhen këta lojtarë heronj, bile edhe kjo është pak për ta”.
Vokrri deklaroi se lojtarët e kombëtares përkundër zhgënjimit në humbjen kundër Serbisë, u kthyen për vetëm tre ditë dhe u kualifikuan, duke treguar fuqi shumë më të madhe.
“Pas një zhgënjimi që patëm 3 ditë më herët, kombëtarja shqiptare mblodhi forcë të përgatitet në ato 3 ditë, herë-herë pati edhe kritika nga simpatizuesit”.
“Pas shënimit të dy golave u krijua një siguri dhe pjesa pas 2:0 ishte një rutinë dhe stafi teknik dhe lojtarët me përpikëri i kanë zbatuar detyrat”.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...