Zotimi i Lidhjes demokratike të Kosovës për ta votuar qeverinë Kurti cilësohet si i pasinqertë nga analisti Ramush Tahiri.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa sot deklaroi se do të votojnë qeverinë e VV pa përfshirjen e partisë së tij në të. AI tha se do të qëndrojnë në opozite por do ta votojnë qeverinë e Kuritt.
Këto deklarata të Mustafës, analisti politik Ramush Tahiri thotë se nuk janë serioze.
“Ky zotim i LDK-së ka mundur me u dhënë qysh në fillim të bisedimeve dhe ish zgjidh puna. Tani nuk e di sa është serioze sepse LDK nuk i kontrollon të gjithë deputetët e vet. Vota e tyre është e lirë”.
“Ky kontroll i partisë mbi deputet në një lloj zotimi politik nuk është ligjor dhe nuk është shumë i argumentuan”.
“Nuk e di sa mundet me marr seriozisht vetëvendosja sepse ajo mundet me dal ne votim dhe deputete e LDK munden të abstenojnë. Mundet me qene si lojë politike”,
“Zotimi i lidhjes Demokratike është i pasinqertë”, tha Tahiri për portalin arbresh.info.
Kujtojmë se sot në orën 15:00 do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit./arbresh.info/
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...