Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për medie, se sot me datë 25.12.2019 rreth orës 15:17, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person gjendej i vdekur.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me Prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B. lindur në vitin 1972, kishte ndërruar jetë nga arma e zjarrit të cilën dyshohet se e ka përdorur për t’i shuar jetën vetës. Arma e gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për tu ekzaminuar.
Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pa jetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për tu dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë .
Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes. /arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...