Fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK sot u befasuan nga superheronjtë e tyre.
Karaktere të filmave të animuar si Supermeni, Betmeni dhe Spidermeni u lëshuan me litarë nga objekti i Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke sjellë gëzim te fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.

Shumë fëmijë u befasuan kur panë super-heronjtë e tyre të varur në litarë derisa i përshëndesin nga dritaret.
Fëmijët, që po i prisnin me padurim superheronjtë e tyre, morën dhurata të ndryshme nga ta.
Ky aktivitet u organizua nga “Care for Kosovos Kids”.

U.D. Presidentja Haxhiu përuroi strehimoren e parë instituci...
Prokuroria e Pejës dhe Policia intensifikojnë luftën kundër ...
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...