Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Xhabir Zharku, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, sipas të cilës kjo masë do të zgjasë nga data 14.12.2019 deri më 13.01.2020, mbetet në fuqi.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Apelit thuhet se Xhabir Zharku po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Kosovës.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj”, thuhet në njoftim.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...